MENU
klinika

"Palët të përgatiten për çdo skenar"

Mbërriti kontigjenti i parë me emigrantë në Gjadër/ Paralajmëron eksperti i sigurisë

16.10.2024 - 19:42

Një proces të qetë e ka konsideruar eksperti i kriminalisitkës, Ervin Karamuço, mbërritjen e afrikanëve të parë në kampin e Gjadrit, teksa ka nisur zbatimi i marrëveshjes për emigrantët, mes qeverive shqiptare dhe italiane.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Karamuço u shpreh se policia shqiptare, por edhe pala italiane, janë të përgatitur për çdo lloj skenari që mund të ndodhë në kamp.

“Një proces i qetë, sipas procedurave. Një proces i cili po monitorohet edhe nga Policia e Shtetit, edhe nga pala italiane. Policia shqiptare ka aktivizuar një njësi të posaçme, ku përfshihen rreth 130 efektivë policie, të cilët janë dislokuar edhe në Portin e Shëngjinit, në qendrën pritëse parësore dhe pastaj në kampin e Gjadrit. Këta do të jenë të rrethimit të jashtëm dhe shoqërimit të të gjithë autokolonave që do vijnë nga porti në drejtim të Gjadrit dhe anasjelltas. Nga ana tjetër, unë shikoj që ka një infrastrukturë deri tani konform të gjitha ligjeve, qoftë shqiptare, qoftë konvektave ndërkombëtare që respektojnë të drejtat e njeriut. Do jetë qendër penitenciale, sidomos ajo e Gjadrit, por jo me elementë të sigurisë si në burgjet tona, por do jenë si burgje të hapura. Do të jenë aty të izoluar derisa t’i nënshtrohen procedurave. Kjo është procedurë që do të vijojë me planifikim, deri në 300 persona. Është kapacitet deri diku i menaxhueshëm. Edhe në Itali, ka rënë emigracioni i paligjshëm. Ajo që po vihet re këto ditë, janë lajmet që po qarkullojnë në botën arabe, Afrikë e deri në Azi, ku po bëhet e ditur që këta emigrantë nuk po shkojnë në Itali, por në Shqipëri. Është një nga mënyrat për t’i parandaluar për t’u nisur.

Shqipërinë e shohin si tranzit, do shohim fluks të reduktuar për të shkuar në Itali, jo tek ne. Është procedurë standarde. Nuk shikon vetëm anën shëndetësore, por identifikimit. për të arë nëse ka rekord kriminal apo terrorist. Pasi plotësohet e gjithë dosja, ata mund të rrinë edhe me ditë. Stabilizimi i tyre në kampin e Gjardit, duhet studiuar. Studimi i procedurave të tjera, merr kohë sepse shyqrtohet nga shteti italian, jo nga shteti shqiptar.

Janë vendet e sigurta, janë 56 ende që OKB i quan vende të saigurta, ku nuk mund të marrësh azil. Nëse vijmë nga Bangladeshi, nuk njohim ndonjë konlikt, nga India po ashtu. E kanë të pamundur të përfitojnë azil. Kjo është sfidë që ata e kanë me veten. Italianët janë të përgatitur për çdo lloj skenari. Po ashtu, kemi edhe njësitë tona policore, edhe ato janë të përgatitura.