MENU
klinika

Mbërritën sot në Shëngjin

Shkon në katër numri i emigrantëve që rikthehen në Itali

16.10.2024 - 22:24

Ka shkuar në katër numri i emigrantëve që janë rikthyer në Itali, pas mbërritjes mëngjesin e sotëm në kampin e Gjadrit në Shëngjin.

Sipas La Repubblica, Ministria e Brendshme italiane konfirmoi transferimin të dy emigrantëve të mitur drejt Italisë, por burime nga Shëngjini, konfirmuan dhe praninë e dy personave të tjerë që duhet të silleshin me shpejtësi në Itali, për arsye ende të paqarta.

“Nga qendra e parë e pritjes shqiptare ku kaluan gjithë ditën, dy fëmijët e parë hipën në një varkë patrullimi që po i shoqëronte për në Libra. Dy djemtë u identifikuan falë UNHCR-së, ekipet e së cilës po monitorojnë procedurat që po zhvillohen në qendra. Gjatë intervistave ata shpjeguan se ishin rreth gjashtëmbëdhjetë vjeç dhe se e kishin ndërmarrë udhëtimin vetëm”, shkruan La Repubblica.

Sipas marrëveshjes mes shtetit shqiptar dhe atij italian në kampet në Shqipëri do të mbahen vetëm emigrantët meshkuj, ndërsa gratë dhe minorenët do të procedohen në qendrat e refugjatëve në Itali.

Kujtojme qe anija italiane me grupin e parë të 16 emigrantëve arriti në portin e Shëngjinit mëngjesin e së mërkurës, duke shënuar fillimin e zbatimit të një plani të diskutueshëm për të përpunuar mijëra kërkesa për strehim jashtë Italisë.

Emigrantet iu nënshtruan menjëherë kontrolleve mjekësore, ndërsa u janë ofruar dhe veshje e ushqim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN