MENU
klinika

Spiropali: Ke bërë një krim të rëndë…

Skandal në Parlament! Hoti spërkat socialistët me benzinë

17.10.2024 - 10:37

Ndërsa jashtë parlamentit është krijuar një situatë e nxehtë me deputetët e përjashtuar të opozitës që tentojnë të hyjnë në sallë, kryetarja e Parlamentit Elisa Spiropali ka hapur seancën.

Megjithatë edhe brenda sallës, deputetët e opozitës kanë vijuar me skenarin e kaosit, duke grumbulluar karriget te foltorja.

Ka qenë Elda Hoti që ka vijuar aktet e dhunës në Kuvend teksa iu ka hedhur kolegeve socialiste nje lende.

Elisa Spiropali tha: Zonja Hoti dilni jashte. Keni hyre me benzine brenda ne Parlament dhe ky është krim. Garda të verifikojë lëndën që iu hodh deputetëve socialistë. Ju zonja Hoti jeni objekt i Prokurorise nga sot.