Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shprehu optimizëm në lidhje me situatën e krijuar pas konfirmimit të vrasjes së liderit të Hamasit në Gaza, Yahya Sinwar, nga ushtria izraelite. Ai theksoi se, pavarësisht goditjes së rëndë që iu ka shkaktuar të keqes, misioni i tyre nuk ka mbaruar.
“Sot e keqja ka pësuar një goditje të rëndë, por misioni ynë ende nuk ka mbaruar. Familjeve të të rrëmbyerve u them, ky është një moment i rëndësishëm në luftë; ne do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha forcat që ata të kthehen në shtëpi. Të dashurit tuaj janë të dashurit tanë,” deklaroi ai.
Netanyahu e përshkroi këtë situatë si “Lufta e Ringjalljes” për Izraelin, duke sugjeruar se emri i operacionit do të ndryshohet nga “Shpata të Hekurta” në “Lufta e Ringjalljes.” Këto informacione kanë ardhur nga zëra në mediat izraelite, të cilët njoftuan për propozimin e kryeministrit gjatë një mbledhjeje të qeverisë më 7 tetor.