MENU
klinika

Ronaldo udhëheq listën dhe pas tij vjen Mesi

Futbollistët më të paguar sipas revistës “Forbes”

18.10.2024 - 14:00

Revista Forbes ka publikuar listën e futbollistëve më të paguar në botë, ku në vendin e parë renditet sërish Kristiano Ronaldo. Portugezi fiton aktualisht 285 milionë dollarë (rreth 263 milionë euro), nga të cilat 220 vijnë nga Al Nasr dhe 65 nga burime të tjera të ardhurash.

Në vendin e dytë renditet Lionel Mesi me fitime prej 135 milionë dollarësh dhe në pozitën e tretë vijon Nejmar , sulmuesi i Al-Hilal që fiton 110 milionë dollarë në vit. Karim Benzema , me një pagë prej 104 milionë te Al-Itihad dhe Kilië Mbape , me 90 milionë dollarë, renditet si europiani i parë në këtë renditje të hartuar nga gazeta e njohur ekonomike.

Në top 10 janë Erling Haland i Sitit (60 milionë), Vinicius Xhunior i Real Madrid (55 milionë), Mohamed Salah i Liverpulit (53 milionë), Sadio Mane i Al-Nasr (52 milionë) dhe Kevin De Bryjne i Sitit (39 milionë).

Kjo listë nxjerr në pah jo vetëm potencialin e madh ekonomik të futbollit modern, por edhe ndikimin e kampionatit saudit në kontekstin global të futbollit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain