MENU
klinika

Cila është vlera e tij tani?

Presidenti i Barcelonës: Refuzova 250 milionë euro për Jamal

18.10.2024 - 11:00

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka konfirmuar se klubi mori një ofertë 250 milionë euro për kartonin e Lemin Jamal para fundit të sezonit që kaloi.

“Më ofruan 250 milionë euro për Lemin Jamal dhe thashë jo para 6 muajve. Cila është vlera e tij tani që ka fituar Europianin dhe është lojtari më popullor në botë”, tregoi presidenti i Barçës.

Kujtojmë se Jamal debutoi te katalanasit në moshën 15 vjeçare gjatë vitit 2023. Tashmë 17-vjeçari ka pësuar rritje të madhe në karrierë duke qenë ai kryefjala e skuadrës.

Klubi që është përfolur gjatë verës për ofertën 250 milionë euro është PSG. Blaugranasit megjithatë rezistuan, ndërsa kontrata e Jamal përfundon pas 2 vitesh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ronaldo udhëheq listën dhe pas tij vjen Mesi

Futbollistët më të paguar sipas revistës “Forbes”

Rikuperimi nuk po shkon sipas planeve

Armando Broja e mbyll vitin 2024 në infermieri

Mungoi në dy ndeshjet e Kombëtares

Te Atalanta marrin lajme të mira nga Berat Gjimshiti

"Rrinin si bufa në tribunë dhe thanë s’e pamë!"

Incidenti me flamurin në Çeki, Shakohoxha “shpërthen” ndaj FSHF

Muajin tjetër në lojë hyjnë senatoret

Shqipëria kishte freskinë e duhur kundër Gjeorgjisë