MENU
klinika

Interes i lartë nga tifozët

‘Avullojnë’ biletat e Kombëtares për në nëntor

18.10.2024 - 12:06

Fitorja e fundit e Kombëtares 0-1 në Gjeorgji ka rritur entuziazmin e tifozëve kuqezi. Një muaj nga ndeshja e radhës, ajo me Çekinë më 16 nëntor në “Air Albania”, kanë mbetur vetëm 25 bileta në dispozicion.

22 mijë zemra kuqezi do jenë bashkë në stadium dhe miliona të tjerë anembanë botës, me objektivin që është i qartë, tri pikët. Veç Çekisë, edhe interesi për ndeshjen kundër Ukrainës (më 19 nëntor në Tiranë) është i lartë dhe shumë sektorë të stadiumit janë shitur.

Duelet vlejnë për Grupin B1 në Ligën e Kombeve, ku tanët duan vendin e parë për të luftuar për një ligë më sipër dhe për të qenë pjesë në play-off e Kupës së Botës nga ky kompeticion.

Aktualisht me gjashtë pikë (sa Gjeorgjia), Kombëtarja mban vendin e tretë me një pikë më pak se Çekia kryesuese dhe dy ndeshjet e fundit i luan në shtëpi, aty ku do kërkohet maksimumi në Ligën e Kombeve.

Ronaldo udhëheq listën dhe pas tij vjen Mesi

Futbollistët më të paguar sipas revistës “Forbes”

Rikuperimi nuk po shkon sipas planeve

Armando Broja e mbyll vitin 2024 në infermieri

Mungoi në dy ndeshjet e Kombëtares

Te Atalanta marrin lajme të mira nga Berat Gjimshiti

"Rrinin si bufa në tribunë dhe thanë s’e pamë!"

Incidenti me flamurin në Çeki, Shakohoxha “shpërthen” ndaj FSHF

Muajin tjetër në lojë hyjnë senatoret

Shqipëria kishte freskinë e duhur kundër Gjeorgjisë