MENU
klinika

"Nuk kemi qenë çift i hapur!"

Chiara Ferragni flet për tradhëtinë e Fedez

18.10.2024 - 18:00

Chiara Ferragni ka folur së fundmi për raportin e saj me Fedez.

E ngacmuar në një intervistë me Striscia la Notizia për marrëdhënien e hapur me artistin, Ferragni u përgjigj: “Nuk kemi qenë kurrë një çift i hapur. Vetëm nëse një çift i hapur quhet kur njëri tradhton dhe tjetri jo”.

Dyshja njoftuan ndarjen e tyre në fund të vitit 2022. Marrëdhënia e tyre ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes së njerëzve, pasi çifti shpesh ndante jetën e tyre në rrjetet sociale.

Së fundmi dyshja patën një debat virtual pas publikimit të këngës së Fedez, kushtuar përfundimit të martesës së tij me Ferragni. Kjo e fundit përmes rrjetit social, Instagram shkroi:

“Sonte do të publikohet një këngë romantike false, pa sinqeritet. Një përpjekje flagrante për të shfrytëzuar momentin, një akt i dhunshëm, duke qenë se kanë qenë dhjetë muaj shumë të vështirë. Po mundohem të eci përpara pavarësisht gjithçkaje dhe vetëm kërkoj të jem jashtë këtyre lojërave.

Në shumë raste kam zgjedhur të hesht, ndoshta shumë, për të mbrojtur ata që më interesojnë dhe për të mbrojtur familjen time. Por tani jam e lodhur. E lodhur nga sulmet e paarsyeshme, thashethemet e pabaza dhe thashethemet helmuese. Mendoj se është koha t’i japim fund gjithë kësaj dhe të mund të jetoj në paqe, pa u tërhequr zvarrë në situata që nuk më takojnë as sot e as kurrë më”.

Ronaldo udhëheq listën dhe pas tij vjen Mesi

Futbollistët më të paguar sipas revistës “Forbes”

Ku do ta shohim këtë të dielë

Sara Hoxha, rikthehet në ekran!

Bëri një dalje publike dhe pati sërish shumë kritika

Meghan Markle: Ndihem personi më i keqtrajtuar në botë!