MENU
klinika

“TaorminaNews24"

Italianët zgjedhin Shqipërinë në vend të “Bel Paese”-s

19.10.2024 - 12:00

Të dhënat e turizmit për gjysmën e parë të vitit 2024 në Taormina “kryeqyteti i turizmit” siçilian ka regjistruar 3,3% më pak pushues italianë, sipas një artikulli të publikuar në të përditshmen italiane “TaorminaNews24”.

Por, ku po shkojnë tani italianët të cilët më parë zgjidhnin t’i kalonin pushimet në destinacionet turistike të “Bel Paese”?

Shumë vizitorë kanë zgjedhur kryesisht Shqipërinë, ku një rritje e madhe e turistëve italianë është shënuar edhe këtë verë.

Jo vetëm turistët italianë, por edhe ata gjermanë, zviceranë dhe të Evropës Lindore kanë preferuar të pushojnë në Shqipëri.

Në 5 vitet e fundit, mbi 2,5 milionë turistë italianë kanë vizituar Shqipërinë, me një rritje të flukseve prej 72% duke filluar nga viti 2021.

Është një bum i papritur, i paimagjinueshëm në turizmin shqiptar – krahasuar me disa vite më parë, por ky është një realitet!

Shqipëria e mbylli sezonin e verës me vizitorë të shumtë. Turistët zgjodhën plazhet e Durrësit dhe Golemit, si dhe bregdetin e Vlorës – duke pasur parasysh kostot më të përballueshme në krahasim me vendpushimet në Itali, veçanërisht në qershor, korrik dhe shtator.

Mes qershorit dhe gushtit, në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës, u regjistruan 3 milionë e gjysmë pasagjerë – një rritje prej 48% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Nga këta, 1,35 milionë fluturuan mes Italisë dhe Shqipërisë, +47% krahasuar me një vit më parë.

Nga 1 janari deri më 10 shtator në Shqipëri ka pasur 7,6 milionë pasagjerë, duke tejkaluar tashmë shifrat për të gjithë vitin 2023 dhe në fund të vitit pritet të mbyllet me 10,5 milionë.

Çmimet në Shqipëri mbeten konkurruese dhe është një konkurrencë e papritur që kontribuon në uljen e numrit të turistëve në destinacionet italiane të pushimeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Vrasja e Martin Canit pranë shkollës ‘Fan Noli’

Caktohet data e seancës gjyqësore ndaj autorit 14-vjeçar

Grabitja e miliona eurove në Rinas

GJKKO dënon me 18 vite burg Talo Çelën

“Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja”

U vra me thikë në zemër, nëna e 14-vjeçarit mesazh në protestën për të birin

Gjesti simbolik për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani

Fotolajm/ Hidhet bojë e kuqe mbi fëmijët dhe në rrugë