MENU
klinika

Nga Eduard Zaloshnja

Rreth 500 mijë emigrantë janë të prirur të votojnë, por sa do të votojnë faktikisht?

19.10.2024 - 17:42

Nga 3.7 milionë shtetas shqiptarë që figurojnë në listat e zgjedhësve, 1.75 milionë janë jashtë Shqipërisë (1.95 milionë banojnë këtu, sipas Censit-23). Po sa nga 1.75 milionë zgjedhësit në emigracion do të votojnë në zgjedhjet parlamentare?

Nga një sondazh që zhvillova për “Frontline” në Report TV, rezultoi se me afërsi rreth 500 mijë zgjedhës në emigracion janë të prirur të votojnë në zgjedhjet parlamentare. Por siç na tregon thënie e urtë popullore, nga e thëna në të bërë ndanjë det i tërë…

KQZ-ja miratoi dje rregulloren për regjistrimin e zgjedhësve në emigracion që duan të votojnë. Nga procedurat e regjistrimit kuptohet qartë që rëndësi i është dhënë sigurisë për shmangien e regjistrimeve të manipuluara. Por ato proceduara mund të jenë dekurajuese për disa nga emigrantët që janë të prirur të votojnë. Si rezultat, vetëm ata që janë tejet të vendosur për t’i shkuar deri në fund proceduarave do të votojnë faktikisht. Se sa do të jenë këta tejet të vendosurit nuk mund të parashikohet…

Një faktor tjetër që mund t’i dekurajojë zgjedhësit në emigracion të prirur për të votuar është kostoja e dërgimit të votës me postë. KQZ ka ngritur shqetësimin rreth afatit të ngushtë të dërgimit të votës me postë, që sipas saj mund të arrihet vetëm në qoftë se përdoret një postë ekspres. Që do të thotë se kostoja do të jetë më e lartë.

Disa votues në emigracion ndoshta nuk duan të shpenzojnë aq shumë për ta dërguar dërguar votën e tyre, edhe pse ata mund të jenë të prirur të votojnë. Si rezultat, vetëm ata që janë tejet të vendosur për të votuar do të shpenzojnë. Se sa do të jenë këta tejet të vendosurit nuk mund të parashikohet…

Vrasja e Martin Canit pranë shkollës ‘Fan Noli’

Caktohet data e seancës gjyqësore ndaj autorit 14-vjeçar

Grabitja e miliona eurove në Rinas

GJKKO dënon me 18 vite burg Talo Çelën

“Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja”

U vra me thikë në zemër, nëna e 14-vjeçarit mesazh në protestën për të birin