MENU
klinika

Lufta në Ukrainë

Rusia shpall pushtimin e një fshati në rajonin e Zaporizhia

19.10.2024 - 20:00

Rusia njoftoi sot se ka pushtuar fshatin Zoryane në rajonin e Zaporizhias, në Ukrainën Lindore, ndërkohë që trupat rusë po i afrohen qytetit industrial të Kurakovo në perëndim të qytetit të Dontesk, i cili gjithashtu është nën kontrollin rus.

“Komuniteti i Zoryane (…) u çlirua” falë “veprimeve të suksesshme” të forcave të Moskës”, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë për shtyp.

Ushtria ruse synon të ushtrojë presion mbi forcat ukrainase në drejtim të Kurakovës, duke vazhduar ofensivën e saj drejt Pokrovsk, një qendër kryesore rrugore dhe hekurudhore për trupat e Kievit, e vendosur më në veri në rajonin e Donetsk.

Ndërkohë, trupat ruse kanë shtuar sulmet në jug të Ukrainës, në rajonin e Zaporizhia, ditët e fundit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Propozimi ‘bombë’ i SHBA-së për Turqinë

“Dërgoni në Ukrainë sistemin raketor rus!”