MENU
klinika

Pamjet

VIDEO/ Dalin pamjet pak ditë para krimit makabër, Anxhelina me të atin në banesë

09.01.2019 - 14:11

Pas vrasjes nga babai i saj pak ditë më parë në Greqi, mediat greke i kanë kushtuar 28-vjeçares shqipatre, Anxhelina Petros qindra kronika e reportazhe.

Së fundmi mediat në vend kanë bërë publike disa foto të Anxhelina Petros me babanë e saj Aleko Petro të cilët janë së bashku në shtëpi pak ditë para vrasjes.

Të dy ata gatuan në kuzhinën ku Aleko goditi vajzën e tij dhe i mori jetën. Në pamjet e dokumentuara, duken ambientet e brendshme të shtëpisë së familjes Petro. 52-vjeçari Aleko shfaqet në kuzhinë duke gatuar.

Në videon e shfaqur nga mediat greke ata duken të lumtur dhe bisedojnë rreth gatimit.