MENU
klinika

I cilësuar si ‘rival i përbetuar’ i presidentit Erdogan

Kush ishte kleriku turk Fetullah Gulen që ndërroi jetë

21.10.2024 - 08:54

Fethullah Gulen, i cili ka ndërruar jetë këtë të hënë, ishte një predikues dhe ish-mësues turk, i njohur për krijimin e një lëvizjeje të fuqishme islamike, e njohur si Lëvizja Guleniste. Lëvizja Gylen është një grup organizatash fetare, arsimore dhe sociale në Turqi dhe jashtë saj, e themeluar dhe frymëzuar nga Fethullah Gylen. Në maj 2016, Turqia e cilësoi lëvizjen një organizatë terroriste, duke iu referuar asaj si Organizata Terroriste Fetullah (FETO).

Fetullah Gulen lindi më 27 prill 1941, në Turqi, dhe gjatë karrierës së tij, ka promovuar një kombinim të Islamit me edukimin dhe dialogun ndërfetar. Gulen u bë i njohur për aktivitetet e tij në arsim, duke themeluar shumë shkolla, universitete dhe institucione edukative në Turqi dhe në vende të tjera. Pas grushtit të shtetit të dështuar në vitin 2016, ai u akuzua nga qeveria turke se fshihej pas përpjekjes për të rrëzuar presidentin Recep Tayyip Erdogan, akuza që ai gjithmonë i ka mohuar. Pas këtij ngjarjeje, Gulen jetoi në Shtetet e Bashkuara, ku kërkoi azil. Ai ka qenë një figurë e polarizuar, me mbështetës dhe kundërshtarë të shumtë.