MENU
klinika

U arrestua me urdhër të SPAK

Ilir Meta niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza”

21.10.2024 - 15:12

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pas arrestimit me urdhër të SPAK u transportua për në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Pas procedurave atje, kreu i PL-së, ish Presidenti i Shqipërisë më pas i shoqëruar me forcat e policisë është nisur drejt bllokut të Sigurisë tek Mine Peza.

Ilir Meta kishte njoftuar për një konferencë për media për në orën 13:40 dhe ishte duke udhëtuar drejt selisë së partisë së tij kur është arrestuar.

Bashkëshortja e Ilir Metës, Monika Kryemadhi, shkroi në rrjetet sociale se nuk është në dijeni se ndaj saj është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje” – siç është raportuar në mediat në Shqipëri – e as për masën e sigurisë “arrest me burg” për Metën.

Ndërsa zëdhënësi i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, e cilësoi si “akt të papërgjegjshëm” arrestimin e Metës, duke thënë se SPAK-u me këto veprime po tenton “ta eliminojë opozitën”.

“Arsyet e arrestimit të tij lidhen me qëndrimin që ka mbajtur në mbrojtje të çështjes kombëtare”, tha Blushi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN