Artemis Peca, dëshmitari okular i momentit të arrestimit të Ilir Metës, ka tregua sesi e priti presidenti i Partisë së Lirisë, arrestimin.
Ai deklaroi se Meta nuk pati rezistencë, por vetëm u kërkoi mandatin e arrestit. Megjithatë, tha ai, ata u nxorën me forcë nga mjeti.
“Zoti Meta nuk ishte me njeri tjetër dhe as eskortë. Ilir Meta nuk është frikacak. Nuk pati rezistencë. U tregua i sjellshëm. U kërkoi mandatin dhe ata në asnjë moment nuk e dëgjonin. Vetëm tërhiqnin me forcë. Më pyetën kush jeni ju. U thashë na tregoni kush jeni. Ne nuk treguan asnjë lloj rezistence”, tha Peca, i cili është dhe sekretar organizativ i PL-së.
I pyetur se pse Metë nuk kishte truproje me vete ose Gardën, ai u përgjigj duke thënë “sepse Meta nuk ka kryer asnjë krimin dhe nuk ka patur frikën. Garda nuk ka qenë sepse nuk ka patur dijeni ku ka qenë ish-presidenti i Republikës”.