Avokati Genc Gjokutaj tregoi përpara gazetarëve se ish-presidenti Ilir Meta është arrestuar në lidhje me dosjen e privatizimit të CEZ-DIA, një çështje që sipas tij tashmë është gjykuar nga drejtësia.
Gjokutaj, e cilëson këtë aksion të SPAK një goditje politik të jashtëligjshme, në prag të zgjedhjeve të ardhshme.
“Shtypi duhet të kuptojë që është e njëjta mënyrë e trajtimit të liderëve të opozitës. I gjithë qëllimi është eliminimi politik i Ilir Metës. Sot merren me një çështjen CEZ-DIA që është e gjykuar dhe për të cilën Meta ka dhënë shpjegime të hollësishme për të. Nuk ka asnjë provë që e implikon Metën me këtë masë sigurimi. Është një çështje e gjykuara nga një kallëzues që ka bërë dëshmi të rreme pasi para Gjykatës dhe SPAK nuk ka qenë identik në rrëfimin e tij. Kjo është një goditje në prag të zgjedhjeve. Dumani ka konflikt interesi, pasi Meta ka denoncuar mesazhet e koduara. Në këto raste janë ato elementët që e bëjnë këtë proces jo të rregullt ligjor. Në 5 vjet çfarë ka ndryshuar në këto akte. Qëllimi është politik dhe aspak ligjor”, tha Gjokutaj.