MENU
klinika

Mediat greke zbardhin detaje

Rama mbledh emigrantët në Selanik

22.10.2024 - 11:01

Pas takimit me emigrantët shqiptarë në Galatsi në Athinë, kryeministri Edi Rama po planifikon një tjetër takim me shqiptarët, këtë herë në Selanik.

Sipas Protothema, Rama do të udhëtojë drejt vendit fqinjë javën e ardhshme, dhe takimi mësohet se është caktuar më datën 3 nëntor në orën 11:00, në Hotel Porto Palace.

Takimi është pjesë tureve të qeverisë për të mbajtur kontakte me diasporën shqiptare, si dhe për të diskutuar çështje që lidhen me emigrantët.

Takimi do të zhvillohet pak ditë pas “dritës jeshile” që i është dhënë Shqipërisë për fillimin e negociatave të anëtarësimit në BE, ku do të diskutohen çështjet e respektimit të të drejtave të minoriteteve në Shqipëri.

“Nuk përjashtohet që Edi Rama të tentojë të dërgojë mesazhin se çështja me Fredi Belerin ka marrë fund dhe për rrjedhojë nuk ka më asnjë pengesë në marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë”, shkruan Protothema.

Megjithatë, shumë mendojnë se vizita e Ramës synon të ndikojë edhe brenda vendit për të siguruar fitoren e tij në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipëri, që janë planifikuar të mbahen në vitin 2025, thuhet më tej në artikull.