22.10.2024 - 17:40
Rei Manaj është pjesë e formacionit të javës në Superligën turke. “Sofascore” ka vlerësuar sulmuesin lushnjar pas dopietës së realizuar kundër Hatajspor.
Këto të fundit fituan 3 me 2 në shtëpi duke u rikthyer te tri pikët pas tri javësh. Pikërisht atëherë nuk ka qenë i pranishëm Manaj, që po rikuperohej nga dëmtimi.
Statistikat e sulmuesit të Kombëtares shqiptare e vendosën atë përkrah Ikardit. Kjo pasi dhe argjentinasi realizoi dopietë për të ndihmuar Gallatasarain në rrugën e fitores.
Manaj ndërkohë e pati golin e tretë në këtë sezon. Është aktivizuar përgjatë gjashtë ndeshjeve, teksa kanë kaluar nëntë javë kampionat.
Formacioni i javës së nëntë në Superligën turke
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Kualifikueset e Botërorit
Kombëtarja, formacioni zyrtar i sfidës me Hungarinë
Sulmuesi i Kombëtares