MENU
klinika

"Nuk e kam konsideruar veten kurrë të bukur"

Eva Mendes: Admirimi i Ryan më bën të ndihem e sigurt

23.10.2024 - 15:00

Eva Mendes ka folur së fundmi për imazhin e saj, duke thënë se “nuk e ka konsideruar kurrë veten të bukur”. Megjithatë, ajo theksoi se Ryan Gosling, partneri i saj, e bën atë të ndihet seksi dhe e sigurt.

Mendes tregoi se mbështetja dhe admirimi i tij luajnë një rol të rëndësishëm në mënyrën se si ajo e percepton veten.

“Kjo ndoshta nuk do të jetë mirëpritur nga disa, por shumë nga mënyra se si ndihem është një reflektim i asaj që ai më jep,”- ka thënë Mendes, 50 vjeç.

Në intervistën e saj, Mendes gjithashtu zbuloi se “nuk ka qenë kurrë e dashuruar pas aktrimit.” Ajo u shpreh me sinqeritet: “Nuk e kam fjalën në një mënyrë që të ul vetëvlerësimin, por nuk kam qenë një aktore e shkëlqyer. Momentet e mia i kam pasur kur kam punuar me njerëz të shkëlqyer”.

Mendes shprehu krenari për bashkëpunimin e saj me Ryan Gosling në filmin “The Place Beyond the Pines”, duke thënë: “Ai nxjerr diçka që nuk e kam zbuluar më parë.”

Çifti u takua para se të fillonin xhirimet e “The Place Beyond the Pines” në vitin 2011 dhe u lidhën pas përfundimit të filmit. Ata janë prindër të dy vajzave, Esmeralda, 10 vjeçe dhe Amada, 8 vjeçe.

Në maj, Mendes tregoi se si Gosling e ka mbështetur gjatë viteve. Ajo pranoi se ai e përkrah në çdo mënyrë dhe mesa duket gjithçka është reciproke. Edhe Gosling është shprehur se Mendes është përkrahësja e tij më e madhe në karrierën e tij si aktor.

“Ajo qëndron me vajzat kur unë punoj dhe kur ajo punon, unë qëndroj në shtëpi me vajzat,” shpjegoi ai. “Nuk do të isha këtu pa të.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Jo fëmijë, por fëmijët e tij..."

Eva Mendes: Pa Ryan nuk do isha bërë nënë