23.10.2024 - 10:12
Protesta e opozitës është “zhvendosur” në Strasburg. Mësohet se 5 deputetë të PD-së kanë hyrë brenda Parlamentit Europian.
Gazment Bardhi, Flamur Noka, Jorida Tabaku, Albana Vokshi dhe Agron Gjekmarkaj raportohet se do të zhvillojnë takime në kuadër të sensibilizimit të BE për situatën në Shqipëri.
Ndersa deputetet e tjere pritet te vijne rreth ores 11:30 per protesten.
Ndërkohë kujtojmë se sot Ursula Von der Leyen ndodhet në Tiranë për takim zyrtar.