MENU
klinika

"Tregon që gjërat kanë ecur shpejt për reformën gjyqësore"

Arrestimi i Ilir Metës, Ursula von der Leyen: Nuk bëj komente!

23.10.2024 - 16:39

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një konferencë e përbashkët për shtyp me Kryeministrit Edi Rama, është pyetur nga gazetarët lidhur me arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta.

Ajo u shpreh se nuk komenton vendimet gjyqësore, duke shtuar më tej se BE punon me Shqipërinë për reformën gjyqësore, por kjo nuk ka të bëje me çështje individuale.

Ursula von der Leyen: Unë nuk do të bëj komente për vendimet gjyqësore. Ne punojmë për reformën gjyqësore, por kjo nuk ka të bëje me çështje individuale. Procesi varet nga merita e çdo vendi, kjo është e rëndësishme për vendet anëtare, që ju të shikoni rezultatin e punës. Me Shqipërinë kemi një shembull të shkëlqyer, tregon që gjerat kanë ecur shpejt dhe nëse ecin siç duhet në ndoshta do hapin të gjithë grup kapitujt deri vitin e ardhshwm. Duhet bërë gjithë puna për të qenë vend anëtarë dhe kjo varet nga puna e çdo vendi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Jozefina Topalli caktohet si drejtuese politike!

Tomorr Alizoti merr vendin e Ervin Salianjit në Elbasan!

Ministri i Financave: Do realizohet paralelisht me…

“Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, nuk do të bëhet këtë vit”

“Kush do të merret me llafe le të merret…”

Zyrtarisht nën hetim nga SPAK, reagon Benet Beci