MENU
klinika

Lajmi i mirë

Nëna e izoluar/ Manastirliu zbulon shumën që merr fëmija

09.01.2019 - 15:54

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastarliu përmes një postimi në faqen e saj të “Facebook”, ka ndarë rastin e një nëne të re të izoluar nga dëbora.

Nëna në fjalë, ka arritur të sjellë në jetë djalin e saj, shëndoshë e mirë falë ndihmës së mjekëve në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Manastarliu në postim ka zbuluar edhe emrin e fëmijës, ndërsa shton se djali si fëmijë i tretë i familjes do të mund të përfitojë të paktën 120 mijë lekë.

manastirliu-konica.al

“Një nënë e re?është transpotuar me urgjencë nga Malësia e Madhe, një zonë e izoluar nga dëbora❄ drejt ?Spitalit Rajonal të Shkodrës, ku ka sjellë në jetë ? shëndosh e mirë, falë ndërhyrjes në kohë të mjekëve Senad Halluni dhe Dritan Barbullushi?
?Aleksandro është fëmija i tretë i familjes dhe nga bonusi i bebes do të përfitojë ? #çekun 120 mijë lekë.
Spitali Rajonal i Shkodrës, si të gjithë spitalet në vend, këto ditë të ftohta janë në gadishmëri për të pritur çdo emergjencë të mundshme në zonat të izoluara nga dëbora.
#eGjithëVëmendjaTeNjerëzit”, shkruan Manastarlliu në postim.

Kujtojmë që moti i acartë që ka mbuluar vendin, ka paralizuar qarkullimin në një pjesë të mirë të rrugëve në vendin tonë, duke krijuar avari edhe për emergjenca të ndryshme shëndetësore, deri te pamundësia e grave shtatzëna për të lindur në spital.

Ditën e sotme në Elbasan, një grua në pamundësi për të shkuar në spital ka lindur në qendrën shëndetësore Labinot –Katund të Elbasanit.