MENU
klinika

Nga Reuters

Planet e reja me miliona dollarë të Mira Muratit

23.10.2024 - 22:20

Mira Murati, ish-shefja e teknologjisë në OpenAI, ka nisur përpjekjet për të mbledhur fonde për startup-in e saj të ri në fushën e inteligjencës artificiale. Sipas burimeve për Reuters, kompania e re e Muratit synon të zhvillojë teknologji të reja të bazuara në modele të vetëkrijuara, edhe pse nuk është ende e qartë nëse ajo do të marrë rolin e CEO-së.

Bisedimet janë ende në fazat fillestare, por startup-i i Muratit mund të mbledhë mbi 100 milionë dollarë, duke pasur parasysh reputacionin e saj dhe sasinë e kapitalit që kërkohet për trajnimin e modeleve të reja.

Barret Zoph, një tjetër studiues i njohur në sektorin e teknologjisë, i cili u largua nga OpenAI në të njëjtën ditë me Muratin në fund të shtatorit, mund të përfshihet gjithashtu në këtë sipërmarrje, sipas burimeve. Zoph, thuhet se po planifikon gjithashtu një startup të vetin, ndërsa Murati ka filluar të rekrutojë ish-punonjës të OpenAI për t’iu bashkuar projektit të saj të ri.

Murati kaloi më shumë se gjashtë vite në OpenAI, ku udhëhoqi projekte madhore si ChatGPT dhe DALL-E. Ajo ishte një nga figurat kryesore në marrëveshjen miliarda dollarëshe të OpenAI me Microsoft, mbështetësin më të madh financiar të kompanisë.

Murati iu bashkua OpenAI në qershor të vitit 2018 dhe në maj të vitit 2022 u promovua në CTO. Përpara OpenAI, ajo ka punuar në startup-in e realitetit të shtuar Leap Motion dhe në Tesla. Ajo shpesh shfaqej krah CEO-së së OpenAI, Sam Altman, si fytyra publike e kompanisë, dhe drejtoi prezantimin e modelit GPT-4 në maj, një model i aftë të krijojë biseda me audio.

Në fund të shtatorit, Murati dha dorëheqjen nga roli i saj në OpenAI, duke shprehur dëshirën për të eksploruar projekte të reja dhe për të ndjekur sfida të tjera profesionale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin