MENU
klinika

Çfarë ndodhi në seancën me dyer të mbyllura?

Gazetarja zbulon pë*plasjen mes Metës dhe prokurorëve

23.10.2024 - 20:46

Pas më shumë se pesë orë seancë, GJKKO caktoi sot masën ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut.

GJKKO rikonfirmoi masën arrest me burg për Metën, ndërsa ajo që dihet është se pas dyerve të mbyllura të Gjykatës ka patur debate dhe përplasje të forta mes Metës dhe prokurorëve.

Gazetarja e News24 Klodiana Lala raportoi më herët se në nisje të seancës ka pasur akuza nga ana e Metës kundrejt trupës së prokurorëve të përbërë nga kreu i SPAK Altin Dumani dhe prokurorët Arben Kraja e Sotir Kllapi.

Debati nisi kur Kraja deklaroi se arrestimi i Metës është kryer sipas procedurave ligjore.
Në këtë moment Meta ka përdorur tone intimiduese duke u thënë prokurorëve se “do ta shohin çfarë do u ndodhë “ dhe nuk do e harrojë atë që i kanë bërë”.

Ai ka folur edhe kundër Altin Dumanit, duke iu referuar si “dumduman” dhe ushtar i kryeministrit Rama.

Ish-Presidenti i ka cilësuar akuzat që rëndojnë ndaj tij si të motivuara politikisht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ilir Meta përplaset me prokurorët e SPAK

Çfarë ndodhi gjatë seancës për presidentin e PL në GJKKO