MENU
klinika

Ngjela tregon se çfarë ndodhi…

“Meta ka kërkuar strehim politik në Hungari, si u përgjigj Budapesti?”

24.10.2024 - 18:40

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se kreu i PL-së, Ilir Meta, kishte kërkuar strehim politik në Hungari, para se të arrestohej me kërkesë të SPAK.

I ftuar në studionin e emisionit “Jetë Shqiptare” në RTSH, Ngjela tha se ditën e arrestimit, Meta po kthehej nga Kosova, ku kishte vajtur për të shkuar më pas drejt Hungarisë, por u kthye sërish në Shqipëri pasi Budapesti nuk ja kishte pranuar kërkesën për strehim politik.

“Ai kishte kërkuar strehim politik në Hungari dhe nuk ja kishte dhënë Budapesti, prandaj ishte në Kosovë se do shkonte atje dhe u kthye. Brenda rregullave ndërkombëtare është, ka vajtur në Kosovë, ka kërkuar strehim politik dhe nuk ja ka dhënë Budapesti strehimin politik”, tha Ngjela.

Ish-presidenti Ilir Meta u vu në pranga të hënën 21 tetor, ndërsa ndaj tij rëndojnë 3 akuza, korrupsion, mosdeklarim dhe fshehje pasuri dhe pastrim parash. Meta u la në “arrest me burg” nga GJKKO, ndërsa për bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi u vendos :detyrim paraqitje”. U la në “arrest në shtëpi” Pirro Xhixho dhe në detyrim paraqitjeje Ema Çoku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Tregon që gjërat kanë ecur shpejt për reformën gjyqësore"

Arrestimi i Ilir Metës, Ursula von der Leyen: Nuk bëj komente!