MENU
klinika

Analisti për qeverinë teknike: Zgjidhja më e mirë e mundshme…

“Një opozitë pa Berishën mund të marrë më shumë mbështetje”

25.10.2024 - 19:20

Analisti dhe gazetari Mentor Kikia, ka deklaruar se nuk është as fundi i opozitës se Sali Berisha është në arrest shtëpie dhe as fundi i Partisë së Lirisë, që Ilir Meta është arrestuar.

Ai, në studion e News24, deklaroi se një opozitë pa Berishën mund të marrë me shumë mbështetje në zgjedhje.

“Dy parti politike që përbëjnë koalicionin më të madh opozitar, futen në zgjedhje parimisht nuk do të jenë nesër në funksione të larta politike. Kjo mund tu shërbejë njerëzve që mund të mbështesin një opozitë pa Berishën. Një opozitë pa Berishën mund të marrë me shumë mbështetje. Nuk është fundi i opozitës nëse është në arrest shtëpie Berisha dhe as fundi i PL-së se është arrestuar Meta”, tha Kikia.

Sa i takon një alternative përveç PD-së dhe PL-së për të rrëzuar qeverinë ekzistuese, ai tha se nuk e sheh një të tillë.

“Ende nuk e shoh një alternativë bindëse për të zv partinë në pushtet. Po flas për alternativë, sepse parti ka shumë. Alternativë do të thotë ta bindi qytetarin kjo parti ta marë votën për të rrëzuar qeverinë ekzistuese”.

Për apiratën e opozitës në lidhje me qeverinë teknike, Kikia deklaroi se do të ishte zgjidhja më e mirë, por shtoi se kryeministri Rama nuk do ta pranojë.

“Në kushtet kur zgjedhjet janë të papranueshme, një qeveri teknike do të ishte zgjedhja më e mirë e mundshme. Nuk beson që Rama do ta pranojë sepse do t’i hiqte shumë instrumente nga dora që i krijojnë favore në zgjedhje. Qeveri teknike do të thotë nuk do japë bonuse, nuk do shpërndajë para, as nuk do bëjë tendera. Një qeveri teknike ka për detyrë të menaxhojë vetëm procesin zgjedhor dhe qeverisë në pushtet, një qeveri e tillë, nuk i leverdis”, tha gazetari.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"I pari ish-kryeministër që vihet në një masë sigurie si kjo"

SPAK kërkon arrest për Berishën, analisti i njohur: Parlamenti do ta votojë