25.10.2024 - 18:59
Kryetarët e degëve të Partisë Demokratike mblidhen në selinë e PD-së.
Burime për gazetarin Osman Stafa bëjnë me dije se fokus i mbledhjes do të jetë protesta e 29 tetorit.
Kujtojmë se më 29 tetor opozita pritet të organizohet më fuqishëm sesa në protestën e kaluar të mosbindjes civile të mbajtur në 7 tetor.
Nuk ka ende detaje sesi do të organizohet protesta e 29 tetorit dhe se kush do të jenë drejtuesit e kësaj proteste.
Disa ditë më parë Sekretari i Përgjithshëm Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, tha se PL-ja do t’i bashkohet protestës së PD-së për mosbindje civile.
Detaje të reja priten të jepen në vazhdim pas përfundimit të mbledhjes së kryetarëve të degëve të PD-së.