Shtetasi i shpallur në kërkim nga policia për magazinën e përshtatur si ambient për tharjen e bimëve narkotike dhe përgatitjen e lëndës narkotike për shitje është Sadriano Duçi.
Roli i tij sipas policisë është kryesor dhe dyshohet të jetë “koka”e grupit.
Duçi i ka marrë magazinën me qira Demirshahut dhe më pas e ka përshtatur për një periudhë të caktuar për aktivitetin e paligjshëm.
Pas zbulimit të magazinës me drogë në fshatin Voskop të Korçës, policia prangosi dje 6 persona, mes tyre edhe gra.
Gratë, të cilat nuk banonin në Korçë, u arrestuan në flagrancë teksa po përpunonin ëndën narkotike.
Burime jo zyrtare bënë me dije se magazina ka shërbyer si vend dytësor, pasi dyshohet se ka një vend tjetër jashtë Korçës ku dërgohej para se të dilte në treg për shitje.