MENU
klinika

Mbështetja e KE-së për Ballkanin Perëndimor

Von der Leyen ndalon sot në Kosovë

26.10.2024 - 10:40

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë sot Kosovën, në kuadër të turi që po zhvillon në vendet e Ballkanit Perëndimor. Von der Leyen pritet të ketë takime me krerët e shtetit, Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti.

Me Osmanin, Von der Leyen do të takohet në orën 09:45, ku pas takimit do të mbajnë edhe konferencë për mediat. Ndërsa me Kurtin do të takohet në orën 11:15.

Më herët Von der Leyen ka vizituar Tiranën, Shkupin, Beogradin dhe Sarajevën. Vizitën në rajon ajo do ta përfundojë me takimin me liderët e Malit të Zi të shtunën në Podgoricë.

Ditën e djeshme, Presidentja e Komisionit Europian ka anuluar takimin me kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviç, gjatë vizitës së saj në Beograd. Arsyeja e anulimit, sipas zëdhënësit, ishte një takim që Vuçeviç mbajti paraprakisht ditën e njëjtë me ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Rusisë, Maksim Reshetnikov.

Disa ditë më parë, Von der Leyen vizitoi dhe Tiranën ku tha se zgjerimi i Bashkimit Europian është prioritet i saj edhe në mandatin e të dytë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!