MENU
klinika

"Ja pse e morëm vendimin"

Fundi i martesës për shkak të tradhtisë? “Shpërthen” aktori

28.10.2024 - 18:49

Aktori i njohur, Arben Derhemi ka konfirmuar ndarjen nga bashkëshortja e tij, me të cilën ka edhe një vajzë. Arben Derhemi ka rrëfyer se fundi i marrëdhënies së tyre ka ardhur mbi 2 vite më parë.

Aktori ka rrëfyer se ka vendosur të mbajë larg vëmendjes së mediave jetën e tij private, duke shtuar se pas lajmit për ndarjen e tyre “ish-bashkëshortja ka të drejtën e saj të revoltohet”.

Referuar arsyes së divorcit, ai u shpreh se “u vendos një moment që ne të ndahemi dhe kaq, s’ka asgjë të çuditshme”
Ndërsa thashethemet se ndarja erdhi për shkak të tradhtisë së tij i konsideroi “maskarallëk”, duke u shprehur se janë një gënjeshtër e madhe.

“Është e gjitha një gënjeshtër e madhe sepse unë kam kohë që jam ndarë, kam gati dy vjet e gjysmë. Nuk e kuptoj, e gjitha ishte si me urdhër, e gjitha ishte e makinuar nga një makineri e çuditshme thashethemi, maskarallëku që nuk më bën shumë përshtypje sepse kam dëgjuar shumë gjëra për miq, shokë të mitë të cilët i njoh shumë mirë, i di shumë mirë. Por këtë radhë ishte shumë e çuditshme sepse e kam mbajtur larg jetën time private, larg televizionit, larg revistave, larg gjithçkaje sepse është e imja dhe e atyre që kanë qenë rreth meje. Kuptohet që ish-bashkëshortja ime ka të drejtën e vet që të revoltohet për një gjë të tillë sepse duam të mbajmë diçka jashtë kësaj. U vendos një moment që ne të ndahemi dhe kaq, s’ka asgjë të çuditshme,” është shprehur aktori në emisonin “Natën me Aulonën.

Çifti ishin bashkë në një martesë disavjeçare. Në 2009 dyshja solli në jetë edhe vajzën e vetme që gëzojnë së bashku, e cila quhet Darlin.
Sipas “Popart”, shkak për ndarjen ka qenë tradhtia e aktorit, ku ish-moderatorja nuk ka arritur dot ta kapërcejë këtë fakt dhe kështu dyshja ka marrë vendimin për tu ndarë nga njëri-tjetri, prej thuajse një viti.

Kujtojmë që Arbeni është një aktor mjaft i njohur për publikun, ai ka luajtur role të shumta por një ndër të cilat mbahet mend është roli i “Florit” ku ai e luan në serialin “Njerëz dhe Fate”.