MENU
klinika

Vuçiç sulmon sërish raportuesin e PE

“Picula duhet të na kërkojë falje, ka politikë anti-serbe”

28.10.2024 - 20:01

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se raportuesi i ri i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, mund të vijë në Serbi, se është i mirëpritur, por duhet të kërkojë falje për gjithçka që ka thënë dhe se duhet të flasë për Serbinë me shumë më tepër respekt. “Ai do të duhet të flasë shumë më bukur për Serbinë, me shumë më shumë respekt të flasë për Serbinë, në mënyrë që të plotësojë kushtin për t’u kualifikuar për të ardhur tek unë . Pra, të them të vërtetën dhe të mos gënjejë siç ka gënjyer. Dhe të kërkojë falje për të gjitha akuzat e rënda dhe të rreme, dhe pastaj do të mund të flasë me mua”, tha Vuçiç për TV Prva kur u pyet se çfarë do të bënte nëse Picula vinte në Beograd, duke qenë se ai tha se presidenti serb është epiqendra e Serbe e botës që destabilizon Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinën.

Ai theksoi se gjithmonë takohej me të gjithë ata që vijnë në Beograd, por se Picula duhet të përmbushë disa kërkesa që një shtet sovran i vendos para njerëzve të caktuar. Ai përkujtoi se Picula kërkoi sanksione ndaj Serbisë, për të pezulluar negociatat me BE-në. “Ai njeri akuzoi edhe kishën tonë për terrorizëm. Quhet puna e disa “duarve të zeza”. Një njeri që tha gjithfarë gjërash kundër vendit tonë. Njeriu që foli kundër rezolutës për Jasenovac dhe bëri thirrje për miratimin e rezolutës për Srebrenicën. Gjithmonë ka pasur politikë antiserbe”, ka kujtuar Vuçiç. “Nuk kam asgjë kundër asaj që bëri Parlamenti Evropian. Tonino Picula, këtu po ju them, nuk do ta udhëheqë kurrë politikën e Serbisë. Edhe njëqind jetë për të jetuar, ai nuk do të udhëheqë politikën e Serbisë. Dhe këtë ua garantoj qytetarëve të Serbisë. Nuk do të çojë deri në maj të vitit 2027”, tha presidenti serb.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pse askush nuk është i lumtur me zgjedhjen në Beograd

Telashe për Serbinë, një kroat do të jetë raportuesi i PE