MENU
klinika

Moti i keq

Xhaçka apel qytetarëve: Evitoni daljet e panevojshme!

09.01.2019 - 16:47

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në një dalje për media ka kërkuar që qytetarët të evitojnë daljet e panevojshme nga shtëpia.

“Situata pritet të jetë e njëjtë edhe për 24 orët e ardhshme. Qarqet më të prekura, janë: Shkodra, Kukësi, Korça, Gjirokastra, Dibra dhe Elbasani. Akset kombëtare janë të gjitha të qarkullueshme, me përjashtim të Tepelenë–Gjirokastër.

Aksi Tepelenë–Gjirokastër, përkohësisht i bllokuar te “Uji i Ftohtë”. Të bllokuara janë vetëm akset rurale në zonat e thella malore. Në qarqet e prekura nga dëbora, janë aktivizuar mbi njëqind mjete.

Mbi 2 mijë efektivë të FA, Policia, OSSHE dhe Shëndetësia janë në gatishmëri. Helikopterët e Forcës Ajrore janë të gatshëm të ndërhyjnë nga ajri. Helikopterët në gatishmëri për problemeve shëndetësore apo kërkesave për bazë ushqimore

Firmat e mirëmbajtjes së rrugëve të respektojnë kontratat dhe të zhbllokojnë akset. Firmat që nuk respektojnë kontratat, do të penalizohen sipas ligjit.

Xhaçka thirrje banorëve të zonave malore të evitojnë daljet nga shtëpitë. Siguria juaj është misioni ynë parësor”, u shpreh ajo.