MENU
klinika

Mjeku Alimehmeti: Është shumë shqetësuese

Zgjebja në Shqipëri/ Simptomat që shfaq në trupin e njeriut

28.10.2024 - 21:21

Janë rritur rastet e infeksionet nga zgjebja në Shqipëri teksa sipas mjekëve nuk ka ditë që dermatologët mos të hasin pacientë me këtë lloj infeksioni.

Mjeku epidimiolog Ilir Alimehmeti i ftuar në një studio televizive, tha se në radhë të parë sëmundja nuk është jete kërcënuese por kushtet higjienike dhe ato social ekonomike janë kërcënues dhe indikator për këtë sëmundje.

“Fatmirësisht nuk është sëmundje jetë kërcënuese, kjo është gjëja e parë. Patjetër është shumë shqetësues, se problemin kryesor e ka të bëj me kruajtje dhe problemet me gjumin, por ka ilaçe normalisht,

Problemi i dytë është stigma në shoqërinë tonë që në momentin kur ti ua thua ke këtë sëmundje.

Është ngjitëse dhe shqetësuese por jo kërcënues për jetën.

Këtu ka të bëj higjiena por kushtet higjienike, dhe social ekonomike, sa më shumë këto përkeqësohen, aq më shumë do të kemi raste.

Në botë kalkulohen se janë ën çdo moment afro 200 milion njerëz me skabier, patjetër në shtete më të pazhvilluara,

Një fëmijë përgjithësisht infektohet më shumë në objektet komunitare, shkollë, çerdhe, palestër, pra vende te mbyllura ku ka komunitet shumë.”

Epidimiologu Alimehmeti thotë se imuniteti natyror është i rëndësishëm në këtë sëmundje dhe ndikon në mos përhapjen e saj.

“Duhet kujtuar se këtu na ndikojmë imuniteti natyror. Nëse ke një imunitet të lartë kë mbrojtje të madhe.

Njerëzit me imunitet normal kanë 10-15 nga këta parazit, pra kur e kane skabiesin, kurse njerëzit me imunitet të dëmtuar, njerëzit që janë nën terapi, me ilaç që ulin imunitetin, mund të kenë mijëra deri në miliona parazitë. Kjo të bën të kuptosh se sa imunitete është i rëndësishëm.

Kjo të bën të kuptosh se sa kohë do të duhet të ja ngjisësh tjetrit do 4-6 javë të shfaqen simptomat.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gjithçka që duhet të dini!

Si duken lezionet e lëkurës nga HIV?