MENU
klinika

Kontrolle në banesa e lokale

Operacioni anti-drogë në Korçë, policia arreston 6 persona

29.10.2024 - 12:21

Policia e Korçës vijon me arrestimet e operacioneve antidrogë në qytet. Pas operacionit VOSKOPI, policia ka vijuar me operacionin ‘Tempulli’ duke prangosur 6 persona.

Aksioni është zhvilluar gjatë mbrëmjes të së hënës e gjithashtu orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Burime bëjnë të ditur se janë ekzekutuar urdhrat e ndalimit të vendosura nga gjykata e Korçës pas një hetimi 3 mujor që ka kryer policia.

Gjatë kësaj periudhe janë siguruar prova që persoant e arrestuar janë përfshirë më aktivitetin r trafikut zë lëndëve narkotike.

Sipas po të njëjtave burime janë bërë kontrolle në banesa,lokale e gjithashtu vende ku të arrestuarit dyshohet se shisnin lëndën narkotike.

Policia ka sekuestruar gjithashtu edhe sasi të vogla lëndësh narkotike ndërkohë pritet një informacion më i detajuar nga policia e Korçës në orët në vijim.

Kryeson Lezha, ja qyteti që mbetet në fund

Cili qark është më kursimtari këtë vit?

U shpallën në kërkim pas protestës së opozitës në Elbasan

Ndalohen nga policia kryetarët e PD-së dhe PL-së në Pogradec

Preferohet për historinë, kulturën, traditat dhe kulinarinë!

Shqipëria, destinacioni i të huajve edhe në vjeshtë

Mes tyre pronari dhe bashkëpunëtori i tij

Magazina ku thahej droga, kush janë 4 të arrestuarit