MENU
klinika

Protestuesit djegim gomat

Edi Paloka: Qëllimi është të bllokojmë rrugët kryesore për tre orë

29.10.2024 - 18:51

Qëllimi i sotëm i aksionit opozitar është bllokimi i rrugëve kryesore të Shqipërisë për tre orë.

Deputeti i PD, Edi Paloka u shpreh se aksion opozitar në ditët në vazhdim do të vazhdojë.

“Sic e kemi deklaruar prej ditësh qëllimi i aksionit të sotëm është bllokimi i disa akseve rrugore. Do të vazhdojmë të bllokojmë rrugët. Atë që kemi deklaruar prej ditësh atë kemi bërë dhe atë do bëjmë. Qëllimi i sotëm është bllokimi i akseve”, tha Paloka për News24.

Ndërkohë protestuesit tek mbikalimi i Shkozetit përvecse kanë bllokuar rrugën kanë djegur edhe goma.

E njëjta situatë është edhe në akset e tjera, ku opozita ka bllokuar rrugët.