Luçiano Boçi ka paralajmëruar se aksioni opozitar do të përshkallëzohet edhe më tej nëse nuk realizohen kërkesat e tyre, që janë qeveri teknike dhe lirimi i Sali Berishës.
Luçiano Boçi: Mosbindja civile nuk është qëllimi ynë final. Qëllimi ynë final është rezultati i mosbindjes civile, rezultati për të pasure qeveri teknike, rezultati për ti dhënë liri Sali Berishës, për ti dhënë fund inkuizicionit politik të opozitës me burgosje, arrestime dhe hetime që nuk qëndrojnë. Ky akt proteste do ndiqet edhe nga akte të tjera. Sot kemi thënë tre orë. Do kemi akte të tjera që mund të jenë më të gjata, mund të jenë edhe me ditë të tjera, me qëllim që këtij vendi ti japim një qeveri teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.