Partia Demokratike zhvilloi sot një protestë të shtrirë në mbarë vendin duke bllokuar rrugët kryesore në Shqipëria.
Gazetari i News 24 Fatmir Popja raporton se policia shoqëroi 12 protestues pas incidenteve të shënuara rreth orës 19.00 në Elbasan.
Shoqërimini tyre u bë pasi si shkak i tensioneve në rrethrrotullimin e Bradasheshit, pati përplasje fizike mes protestuesve dhe policisë.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se janë shoqëruar në komisariat protestuesit Hamza Lamce, Arben Pjetri, Agron Beqiri, Hamit Tabaku, Altin Bica, Edmond Pojani, Albi Bylykbashi, Aurel Bylybashi, Sokol Shkelzeni, Daniela Gjini, Dorian Koldashi dhe Enver Lamçe.
Në Elbasan, protestuesit e opozitës bllokuan rrethrrotullimin e Bradasheshit, duke shkaktuar një trafik të rënduar prej disa kilometrash.