09.01.2019 - 17:11
Moti i ftohtë i shoqëruar me reshje dëbore ka shkaktuar probleme në shumta në disa qarqe të vendi nga veriu në jug.
Kjo gjendje ka lënë pas probleme të shumta në bllokim rrugësh e deri tek mungesa e furnizimit me energji elektrike.
Situatë problematike paraqitet në zonën e Skraparit, ndërsa OSHEE ka dalë në terren dhe po punon për riparimin e defekteve, të cilat janë shkaktuar nga reshjet e dëborës dhe moti i keq.