Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me pensionistët e Durrësit, nga ku foli për ngërçin me mos deklarimin real të pagave, që për pasojë ndikon pensionet.
Rama u bëri thirrje qytetarëve që të deklarojnë pagat e tyre reale dhe të mos bëjnë marrëveshje të jashtëligjshme me punëdhënësin duke marrë një pjesë të pagës në të zezë.
Gjithashtu kreu i shtetit tha se qeveri do të rrisë presionin ndaj kompanive dhe bizneseve për të deklaruar pagat e plota të punëmarrësve dhe të paguajnë taksat.
Edi Rama: Pjesëmarrja e pensionisteve në përqindjen e rritjes ekonomike. Ne po shohim si të fusim një kusht që përqindja mbi parashikimin të jetë një përqindje nga e cila në radhë të parë të përfitojnë pensionistët. Sot pagat reale janë më shumë se ato deklarohen, pikërisht për t’iu shmangur taksave.
I thotë punëdhënësi punëmarrësit po të jap këto 500 në bankë se deri në 300 nuk ka tatim dhe 300 të tjera po ti jap në dorë. Ky që i merr bën dy gabime shumë të mëdha, merr pjesë në vjedhjen e një pensionisti, e dyta godet veten se kur del në pension do ketë pension të vogël. Duhet çdo punëmarrës të kuptojë që nëse bën marrëveshje me punëdhënësin i bën gropën vetes, sepse do i dali pensioni i vogël dhe sot për sot vjedh një pensionist.
Ne do ta rrisim shumë presionin te kompanitë dhe ata që kanë bisnese. Nuk ka vend në Ballkan që biznesi i vogël të ketë zero taks, vetëm Shqipëria e ka këtë. Në i kërkojmë biznesit të vogël të paguajë vetëm sigurimet shoqërore.