MENU
klinika

“Pse s’na lënë të punojmë”

Ish-minatori përplaset me Ramën, kryeministri: Pse nuk më dëgjon more zotëri?

30.10.2024 - 13:18

Gjatë takimit me pensionistët në Durrës, një ish-minator, i dalë në pension disa vite më herë, i ka kërkuar Kryeministrit Edi Rama që të lejohen të punojnë.

Rama i ka shpjeguar se personat me statuset e veçanta marrin trajtimin e veçantë që ëstë një fond prej 270 eurosh, prej së cilës përfitojnë dhe minatorët.

Por qytetari ka insistuar duke thënë se dëshiron të punojë. Kjo ka bërë që Rama, t’i thotë: Hajde do të marr unë në punë, c’ke ti”.

Pjesë nga diskutimi:

Qytetari: Jam pensionist minator. Kam dëgjuar ministrin, zv/ministërn dhe ju. Ne ju kemi zgjedhur të na zgjidhni problemet e pazgjidhshme, këto të thjeshtat i zgjedhim vetë. Servizimat i lë unë, te kutia do tregoj kush jam unë.

Sa i përket statusit të minatorit, nuk ekziston. Këta ankohen se është vështirë, por për këtë punë jeni aty. Bëhu dhe ti njëherë baba jonë dhe na jep statusin. Informalitetin e ka krijuar vetë Parlamenti. Unë kam dalë në 2018 në pension. Kërkoj punë dhe kam gjet me bollëk. Shkoj të Instituti më thonë pa bërë 65 vjeç nuk bën. Mua smë lënë të punoj. Jam i parakohshëm në pension, jam 63 vjeç. Një vendim i thjeshtë, e ndryshon. Edhe 1% e minierës pse s’na e jepni?

Rama: Ke dalë para kohe në pension?

Qytetari: Po, por pse s’na lë të punojmë. Se mbushet edhe arka. Mos i vë faj Institutit. Bëhuni burra të mirë, mendoni për pensionistët.

Rama: Statusin e minatorit e kemi miratuar ka kohë dhe nuk është e rastit që minatorët të dalin 10 vjet para të tjerëve. Edhe përfitimet janë aty, në status. Ne kemi vetëm me statuset e veçanta, me trajtimin e veçantë për pensionistët, 270 milionë euro, ku përfshihen dhe minatorët. E zot i madh, do më lësh të flas. Ata që vetëpunësohen, ua kemi hequr. Pse nuk më dëgjon morë zotëri? Ca e ke gjithë këtë adrenalinë. Hajde do të marr unë në punë, c’ke ti. Më lër të flas, pse nuk më lë. Po të flas për pensionistët e vetëpunësuar. I vetëpunësuari quhet njeriu që punësohet vetë. Hap dyqan.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Do rrisim presionin ndaj kompanive dhe bizneseve“

Rama takim me pensionistët në Durrës: Deklaroni pagat!