MENU
klinika

U shpallën në kërkim pas protestës së opozitës në Elbasan

Ndalohen nga policia kryetarët e PD-së dhe PL-së në Pogradec

30.10.2024 - 14:19

Janë ndaluar nga policia tre protestues që morën pjesë në mosbindjen civile të opozitës mbrëmjen e së martës në Elbasan.

Policia e Elbasanit shpalli në kërkim dy kryetarë dhe një eksponent të opozitës, të cilët morën pjesën mbrëmjen e djeshme në protestën në Elbasan.

Sipas informacioneve, të shoqëruar nga policia janë kryetari i PD Pogradec Genti Çela, kryetari i PL Pogradec Gentian Çala dhe eksponenti demokrat Luan Tollozhina.

Ata u ndaluan nga policia e Pogradecit për llogari të DVP Elbasan ndërsa mësohet se janë dërguar pranë kësaj drejtorie. Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me shoqërim apo me ndalim të këtyre personave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN