MENU
klinika

“Objektiv, mbyllja e negociatave”

Progres raporti i Brukselit: Ja kur mund të anëtarësohet Shqipëria

30.10.2024 - 15:40

Shqipëria ka vijuar të bëjë progres në reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsion, thotë progres raporti i Komisionit Europian. Në këtë raport të siguruara nga Top Channel thuhet se Shqipëria ka vazhduar të bëjë progres në reformat nën grupin themelor, veçanërisht në reformën gjithëpërfshirëse në drejtësi dhe procesin e vetingut.

“Përfundimi i të cilit në shkallë të parë është i pashmangshëm, nëpërmjet rezultateve të mira në çështjet antikorrupsion dhe duke rritur kapacitetet e saj në hetimet financiare kundër krimit të organizuar”.

Po ashtu theksohet se “angazhimi aktiv i Shqipërisë gjatë mandatit të saj si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së deri në fund të vitit 2023, si dhe të dhënat e saj të përafrimit të plotë me politikën e përbashkët dhe të jashtme të sigurisë së BE-së, dëshmojnë për zgjedhjen e saj strategjike për anëtarësimin në BE dhe rolin e një partneri të besueshëm ndërkombëtar”.

“Pas konferencës së parë ndërqeveritare për negociatat e anëtarësimit në korrik 2022, seancat e shqyrtimit për të gjashtë grupet e acquis të BE-së përfunduan në nëntor 2023. Në fund të vitit 2023, Komisioni i paraqiti Këshillit raportin e vlerësimit të standardeve hapëse, ku ai arriti në përfundimin se Shqipëria kishte përmbushur kërkesat për hapjen e negociatave për grupin themelor.

Komisioni përshëndet hapjen e negociatave për grupin themelor në konferencën e dytë ndërqeveritare të mbajtur më 15 tetor, e cila shënoi një moment kyç në rrugën drejt anëtarësimit. Komisioni gjithashtu mbështet hapjen e negociatave për grupin 6, Marrëdhëniet me Jashtë deri në fund të vitit nëse trendi pozitiv vazhdon”, theksohet më tej.

“Qeveria shqiptare sinjalizoi objektivin e saj për mbylljen e negociatave të anëtarësimit deri në fund të vitit 2027 dhe Komisioni është i gatshëm të mbështesë këtë objektiv ambicioz.

Për këtë qëllim, është thelbësore që autoritetet të intensifikojnë më tej ritmin e reformave të orientuara drejt BE-së, veçanërisht në sundimin e ligjit, duke konsoliduar historikun në zbatimin e ligjit, në luftën efektive kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe promovimin e të drejtave themelore. , duke përfshirë lirinë e medias, të drejtat pronësore dhe pakicat”, thuhet në një tjetër paragraf.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”