MENU
klinika

Vrasja e dyfishtë në Shkodër

EMRAT/ Si ndodhi atentati, kush janë personat e tjerë të përfshirë në ngjarje

30.10.2024 - 19:03

Policia e Shtetit ka treguar dinamikën e atentatit me armë zjarri në Dobraç të Shkodrës, ku viktimë mbeti Hamza Lici, ndërsa u plagos Arlind Bushati.

Policia sqaron se Hamza Lici dhe Arlind Bushati kanë qenë duke lëvizur me një automjet, ku për pasojë Lici ndërroi jetë, ndërsa Bushati u plagos në gjendje të rëndë.
ADVERTISING

Si pasojë e të shtënave, makina e tyre ka humbur kontrollin, duke u përplasur me një motor, ku po udhëtonin bashkëshortët Bashkim dhe Flutura Basha. Për pasojë kjo e fundit ndërroi jetë, ndërsa burri i saj u plagos.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Njësia Shkodër, si dhe janë nisur në ndihmë 2 grupe të Repartit Special “RENEA”.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente të ndryshme, si dhe kanë ngritur pika kontrolli, për të bërë të mundur kapjen e autorëve

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Benz, në lëvizje, me të cilin qarkullonin shtetasit H. L. dhe A. B.

Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën shtetasi H. L., dhe është plagosur rëndë shtetasi A. B.

Automjeti që udhëtonin shtetasit H.L dhe A.B, dyshohet ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motoçikletë që udhëtonte shtetasi B.B dhe bashkëshortja e tij shtetasja F.B, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me motomjetin ka ndërruar jetë shtetasja F.B dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital shtetasi B.B

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Njësia Shkodër, si dhe janë nisur në ndihmë 2 grupe të Repartit Special “RENEA”.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Po në ndihmë të grupit hetimor është nisur dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale me një grup specialistësh të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente të ndryshme, si dhe kanë ngritur pika kontrolli, për të bërë të mundur kapjen e autorëve

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Identifikohet njëri prej tyre (EMRI)

Masakër në Shkodër, shkon në 4 numri i viktimave