MENU
klinika

“Do vazhdojmë me 75 hapat e Mosbindjes Civile“

Deputetët e PD të përjashtuar nga Kuvendi! Flamur Noka: Nuk ndalemi!

31.10.2024 - 12:02

Deputeti demokrat Flamur Noka, foli sot jashtë Kuvendit të Shqipërisë, pasi Garda nuk e lejoi të hynte në Parlament për të marrë pjesë në seancën plenare.

Noka tha se deputetët e kanë vendin brenda dhe jo jashtë Kuvendit , ndërsa tha se “Mosbindja civile do të vazhdojë. Janë 77 hapa, ne kemi ezaurur vetëm 2 hapa deri tani. Ne nuk ndalemi, do implementojmë edhe 75 hapat e tjerë”.

Flamur Noka: Vazhdon regjimi t’i shpallë luftë opozitës, siç e shikoni ajo sallë duhet të ishte e hapur për deputetët. Elisa Spirogjojka së bashku me Sulltan Surrelin e kanë shpallur luftë opozitës dhe kanë vendosur që monizmi të mbizotërojë në Shqipëri.
Jemi në betëjë pa kthim për demokracinë dhe pluralizmin në këtë vend. Ne insistojmë në këtë betejë de nuk tërhiqemi…Ky është një puç dhe ky SKAPI i Dumanit ë vend që të hetojë policinë që ka kaluar kompetencat e ligjit dhe dhunën që bëri ndaj deputetëve.

Mosbindja civile do të vazhdojë. Janë 77 hapa, ne kemi ezaurur vetëm 2 hapa deri tani. Ne nuk ndalemi, do implementojmë edhe 75 hapat e tjerë.