31.10.2024 - 13:40
Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato është paraqitur ditën e sotme në Kuvendit e Shqipërisë gjatë seancës parlamentare për të dorëzuar progresraportin për Shqipërinë.
Pas daljes nga salla e Parlamentit, ambasadori i BE-së u shpreh se “duam të ndihmojnë Shqipërinë të bëjë progres”.
Ndërsa komentoi edhe protestën e deputetëve të PD-së, që ndodheshin në atë moment në oborr, duke u shprehur se “opozita duhet të luajë rolin e saj brenda Parlamentit.
“Duam të ndihmojnë Shqipërinë që të bëjë progres. Lexoni raportin, shpresojmë që opozita të luajë rolin e saj brenda Parlamentit”, tha ambasadori Gonzato.