MENU
klinika

Në Fier e në Vaun e Dejës

Qeveria miraton ndërtimin e dy centraleve fotovoltaike

31.10.2024 - 17:10

Qeveria miraton dy VKM për ndërtimin e dy centraleve gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, një në fshatin Darzezë të Fierit dhe një në digën e Zadejës, hec Vau i Dejës.

Centrali i Fierit do të ndërtohet nga shoqëria “SUNNY SIDE ENERGY” dhe do të operojë për 49 vite nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Ky central fotovoltik nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, ndërsa koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të impiantit fotovoltaik do të jetë brenda 36 muajve ose 3 viteve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

Centrali i dytë fotovolaik do të ndërtohet në digën e Zadejës në hidrocentralin e Vaut të Dejës dhe do të ndërtohet nga nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH).

Edhe ky central pritet të ndërtohet brenda një afati 3 vjecar dhe do të operojë për 49 vite duke mos qenë objekt koncensioni.

Sipas marrëveshjes 2 % të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare dy centralet duhet t’ja japin falas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.