MENU
klinika

Volejboll Femra

Turp, Kombëtarja s’fiton 1 set në 6 ndeshje!

09.01.2019 - 17:51

Një mbyllje për turp e eliminatoreve të Europianit nga Kombëtarja shqiptare e volejbollit të femrave, që sot është mundur 3-0 nga Kroacia, në sfidën e fundit në Grupin B.

Edhe takimi i luajtur në sallën e lojërave “Feti Borova” në Tiranë, vajzat kuqezi sërish kanë zhgënjyer. 6 ndeshje, 6 humbje për kombëtaren kuqezi, që në këtë turne nuk arriti të fitojë as edhe një set.

Vërtet Kombëtarja e femrave është në një periudhë ristrukturimi, me shumë vajza të reja në përbërje, një ekip krejt ndryshe nga ai i 8 muajve më parë, që siguronte medaljen e bronztë në European League, por gjithsesi, humbje të tilla janë vërtet për turp.

volejboll femra
volejboll femra

Shqipëri – Kroaci 0-3 (15-25, 8-25, 14-25)

Shqipëria: Hasku, Qershia, Fagu, Xheka, Molla, Beshiri, Bego, Rexhepi, Kushi, Shehi, Dodani. Trajner: Altin Martiri

Kroacia: Sain, Stimac, Klaric, Pavicic, Butigan, Mlinar, Strunjak, Dumancic, Fabris, Samadan, Brcic, Cvetnic, Rajkovic. Trajner: Daniele Santarelli

Gjyqtarë: Fuad Ahrayev (Azerbajxhan), Miklos Horvath (Hungari)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Intervista ekskluzive me legjendën Ela Tase

“Volejbollit i fala jetën, të arrish majat, duhet punë”


Devid Bekam e dëshiron si trajner të Mesit

Silvinjo shfaqet në radarët e Inter Majemit