MENU
klinika

“Zonja është në hall, nuk ka bir nëne dhe bir…“

“Peshku i madh në telefonin tim është Rama”, kryeministri i përgjigjet Kryemadhit

31.10.2024 - 22:40

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të deputetes së PL-së, Monika Kryemadhi e cila tha se “peshku i madh në telefonin e saj është Edi Rama”.

Rama tha në emisionin “Opinion” se Kryemadhi është në hall të madh dhe se nuk do të debatonte me një person që ka halle me drejtësinë.

“Zonja është në hallin e vet dhe unë me njerëz që janë në halle të mëdha nuk debatoj. Unë nuk kam asnjë hall të kësaj natyre. E kam thënë dikur, kam qen më i ri, nuk ka birë nëne dhe bir tjetër që mua të më dalë përpara e të më thotë që një qindarkë e imja si taksapagues ndodhet në xhepin tënd. Kjo është një histori qensh, lehje qensh. Dykëmbësorë që kanë marr rolin e qenit në mjedisin e qenit dhe që lehin nga të katërta anët dhe bëjnë çorbë gjithë dynjanë”, tha kryeministri Rama.