MENU
klinika

Turi në diasporë

Kryeministri Rama njofton takimin me shqiptarët e Greqisë në Selanik

01.11.2024 - 16:40

Pas takimit me shqiptarët e SHBA-ve në New York, kryeministri Rama njofton stacionin e tij të radhës në kuadër të turit me diasporën.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook, Edi Rama bën me dije se këtë fundjavë do të takohet me shqiptarët e Greqisë në Selanik, ndryshe nga hera e fundit. Në maj të këtij viti kryeministri Rama zhvilloi takim me shqiptarët e Greqisë në Athinë.

Rama deklaron se takimi në Selanik do të zhvillohet pasnesër, ditën e diel, datë 3 nëntor.

“PASNESËR do të rikthehem me një kënaqësi krejt të posaçme tek shqiptarët e Greqisë, këtë herë në Selanik, ku historia na ka lidhur me njëmijë fije dhe e sotmja na bashkon më shumë se asnjëherë me fqinjët tanë jugorë, si dy popuj europianë që edhe për pak vite do jenë krah për krah në Bashkimin Europian. *Porto Palace Hotel, 65, 24th Octovriou Avenue, 546 28 Selanik”, shkruan Rama në Facebook.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Më kallëzon herë pas here i njëjti person“

Luan Baçi del nga ambientet e SPAK: Nuk shqetësohem!

Avokatja: Ja si zgjidhen përplasjet mes trashëgimtarëve

Si ndahen pronat kur nuk ka testament?