MENU
klinika

“Zbuloni pse të gjithë flasin për Shqipërinë”

Rama: Aeroporti i Tiranës me rritjen më të shpejtë në Evropë që nga pandemia

02.11.2024 - 22:40

Kryeministri Edi Rama ka bërë një publikim në rrjetin social “X”, ku shkruan se aeroporti i Tiranës “Nënë Tereza” ka shënuar rritjen e fluksit të udhëtarëve me të shpejt në Evropë që nga periudha e pandemisë.

Rama thotë se në aeroportin e Tiranës në tetor të këtij viti numri i pasagjerëve që kaluan në Rinas arriti mbi 942 mijë, që do të thotë 47% më shumë se sa vitin e kaluar.

Në përfundim të postimit kryeministri Rama fton të huajt të vijne e të vizitojnë Shqipërinë.

Postimi i plotë

Aeroporti i Tiranës në rritje. Aeroporti me rritjen më të shpejtë në Evropë që nga pandemia, arriti në 942 mijë pasagjerë në tetor ’24, 47% më shumë nga ’23.

Ne jemi rritur me 3.2 milionë udhëtarë përmes TIA. Zbuloni pse të gjithë flasin për Shqipërinë. Ejani na vizitoni!